Sulmi terrorist në Banjskë, gjykata u vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin 3 të dyshuarve

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj 3 të dyshuarve për sulmin terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të Komunës së Zveçanit, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, raporton Anadolu.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi tha për Anadolu se vazhdimi i paraburgimit për 3 të dyshuarit e rastit Banjska erdhi pas kërkesës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T., B.S dhe D.M., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muaj”, tha Gashi.
Që të tre të dyshuarit të cilët gjenden në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerjen e veprave terroriste”.
Mbështetur në kërkesën fillestare të Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur e me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, hynë ilegalisht në Kosovë.
Më 24 shtator 2023 ata e bllokuan rrugën në Banjskë me dy kamionë, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e pastaj i sulmuan ata me granata dhe me armë, ku në urën afër Manastirit të Banjskës mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.
Për sulmin e 24 shtatorit ish-politikani serb nga Kosova, Milan Radoiçiq mori përsipër organizimin e grupit terrorist, ndërsa më vonë Policia e Kosovës përpos mjeteve dhe armëve të konfiskuara nga ky grup, konfiskoi edhe një pjesë të pasurisë së Radoiçiqit në Kosovë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



