“Shpresuam, por nuk ia dolëm”, Vllaznia mesazh tifozëve pas eliminimit nga Kupa
25 Prill 2024, 18:55 / SPORT

Vllaznia u eliminua nga Egnatia në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit vazhdon rrugëtimin e tyre në Kupë pas rezultatit të përgjithshëm 2-1.
Në “Loro Boriçi” skuadra shkodrane kishte mbështetjen e tifozëve, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të festonte me ta kalimin në finale. Pikërisht për tifozët, klubi kuqeblu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon për mbështetjen, teksa së bashku do të jenë më të fortë.
“Shpresuam deri në fund dhe nuk ia dolëm, por kjo nuk na pengon t’ u themi faleminderit tifozëve tanë të mrekullueshëm që janë me ne edhe në vështirësi! Sëbashku bëhemi më të fortë pas çdo sfide!”, shkruhet në postim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



