Alarm në Sarandë, fëmijët gjejnë një armë zjarri në qendër të qytetit

17 Dhjetor 2025, 18:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Alarm në Sarandë, fëmijët gjejnë një armë

Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së qytetit të Sarandës. Arma, e llojit pistoletë “TT”, është konstatuar nga tre fëmijë të mitur teksa po luanin në vendin e quajtur “15 Katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.

Sipas informacioneve paraprake, arma e zjarrit ndodhej e futur në një çantë dore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën.

Policia po punon për identifikimin e personit që ka hedhur armën e zjarrit në rrugë, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...