“Nuk e parandalonim dot farsën zgjedhore”, Berisha: Kemi mbrojtur votën në 11 maj si në vitin 2001

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ku ka artikuluar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin zgjedhor dhe përdorimin e shtetit gjatë fushatës elektorale.
Berisha u shpreh se opozita nuk kishte mundësi të ndalonte veprimet e qeverisë, të cilat sipas tij përfshinin shpërndarjen e parave për pensionistët, legalizime, certifikata pronësie, leje ndërtimi dhe aktivitete të paligjshme gjatë fushatës. Ai akuzoi qeverinë edhe për përdorimin e burimeve publike dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në procesin elektoral.
“Ne jemi opozitë dhe nuk mund ta ndalonim këtë farsë. Për këto përmasa të papara më parë, kam deklaruar se me Ramën nuk ka zgjedhje. Ai e faktoi këtë edhe në vitin 2021, kur shpërndau 130 milionë euro, duke i shndërruar zgjedhjet në farsë në një vend të varfër”, tha Berisha.
Kreu i PD theksoi se opozita kishte për detyrë të dokumentonte dhe të faktonte shkeljet, si ndaj zgjedhësve ashtu edhe para komunitetit ndërkombëtar. Sipas tij, raporti i OSBE/ODIHR ka konfirmuar akuzat e bëra nga opozita për manipulim të procesit zgjedhor dhe përdorim të paligjshëm të pushtetit.
Berisha deklaroi se pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të ndikuar raportin ndërkombëtar, Partia Demokratike ka arritur të mbrojë votën dhe të realizojë objektivin e saj kryesor. Ai shtoi se, sipas tij, e vetmja rrugë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira në vend është largimi i Edi Ramës nga pushteti.
Në fund të fjalës së tij, Berisha nënvizoi se PD nuk ra në asnjë provokim dhe se prioritet absolut mbeti mbrojtja e votës së qytetarëve, duke e cilësuar këtë si detyrë të përmbushur ndaj demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
