Ambasada britanike në Tiranë mbështet gazetarët në luftën kundër korrupsionit

Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Mia Marzouk, mori pjesë sot në takimin e organizuar në ambasadën holandeze në Tiranë, për të diskutuar mbi raportimet e fundit të gazetarëve në Shqipëri, të kërcënuar dhe intimiduar vetëm sepse kryejnë detyrën e tyre.
Diplomatja Marzouk theksoi se Londra zyrtare mbështet gazetarët në luftën kundër korrupsionit.
“Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Mia Marzouk, mori pjesë sot në takimin e organizuar në ambasadën holandeze në Tiranë, për të diskutuar mbi raportimet e fundit të gazetarëve në Shqipëri, të kërcënuar dhe intimiduar vetëm sepse kryejnë detyrën e tyre. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar qëndron krah gazetarëve, të cilët punojnë për të hedhur dritën e transparencës në jetën publike në Shqipëri, si dhe garantojnë një zë të fortë në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike në Tiranë.
-
-
Shtyu gazetaren/ Rama reagon sërish: Jam krenar që…
20 Mars, 18:40 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



