AMP arreston efektivin e policisë në Tiranë, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M. Ç., me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin Operacional Alpin në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Sipas AMP-së, arrestimi i tij u krye pasi më datë 12 mars ndërsa drejtonte automjetin e tij në rrugën “Reshit Petrela” është përplasur me një automjet Audi që drejtohej nga shtetasi N. G., i cili ka marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.62 mg/l”, njofton AMP.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



