Anëtar i grupit të drogës, kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali

Një shqiptar i kërkuar nga antimafia e Barit është arrestuar në Belgjikë për llogari të shtetit Italian.
Mediat e huaja bëjnë me dije se operacioni është kryer më shumë se një javë më parë, por është njoftuar sot në ditën e dorëzimit të tij me proces deportimi nga Arlon në Belgjikë, te agjentët e FAST Italia.
Bëhet me dije se shqiptari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”.
Ai është pjesë e listës me 52 emra të arrestuarisht, të kërkuarish dhe akuzuarish të antimafias së Barit, për 4 organizatat kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge.
Aktiviteti hetimor transnacional, që synonte gjetjen dhe kapjen e të riut, i lejoi Ekipit FAST të Luksemburgut të kryente një aktivitet ndjekjeje deri në kufirin me Belgjikën, ku shqiptari i kërkuar u gjurmua mbrëmjen e 20 majit.
Dy javë më parë operacioni policor i quajtur "Ura", solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).
Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





