Apartamenti i Llallës kalon për shërbime sociale/ Ndërtesa në ndihmë të grupeve dhe komuniteteve vulnerabël

22 Shkurt 2024, 18:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Apartamenti i Llallës kalon për shërbime sociale/ Ndërtesa
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se apartamenti i konfiskuar i ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, do të jepet për shërbime sociale, në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël.

Ai tha se asnjë pronë e krijuar me burim kriminal nuk do të dalë më në shitje, për të shmangur rënien e tyre në dorë të personave që u janë konfiskuar. Sakaq, shtoi se sekuestrimi i këtyre aseteve të pajustifikuara, është dëshmi e funksionimit të drejtësisë së re.

“Sot jemi, do ta quaja si qershi mbi tortë, në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta. Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet reformën në drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër. Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim, Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, nuk do të privatizohet më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizimin e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish-poseduesit, janë shumë të mëdha”, nënvizoi Balla.

 

Po ndodh...