Arma me të cilën u vra Nikulaj u hodh në Drin? RENEA nis kërkimet

28 Prill 2023, 11:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arma me të cilën u vra Nikulaj u hodh në Drin? RENEA nis

Arma e krimit, një pistoletë TT, me të cilën është ekzekutuar biznesmeni Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda ambienteve të resortit të tij, dyshohet se është hedhur në lumin Drin.

Gazetari Ervin Leka raporton se palombarët e RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pistoletës.

Megjithatë, deri më tani, s’ka pasur asnjë rezultat.

Dyshohet se organizator i krimit është Edmond Haxhia, ndërsa krimi është kryer nga shtetasi portugez Ruben Saraiva.

Ndërsa 4 shtetas britanikë, mes tyre një vajzë, kishin rolin e vëzhguesit.

 

Po ndodh...

ide