“Arratisja” që i trembi të gjithë/ Vërshojnë reagimet pas aventurës së 14-vjeçares që u zhduk për një ditë në Durrës

Rasti i 14-vjeçares nga Durrësi që u largua dje në mëngjes nga banesa dhe u gjet natën e kaluar në Tiranë, ka rikthyer në vëmendje një fenomen shqetësues që po haset gjithnjë e më shpesh, largimin e të miturve, kryesisht si pasojë e problemeve emocionale dhe mungesës së komunikimit.
Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa në shkollë shprehen se bëhet fjalë për një rast të papritur, pasi nxënësja e klasës VIII nuk kishte shfaqur probleme.
Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesit e shkollës bëjnë me dije se do të rrisin vëmendjen përmes diskutimeve me nxënësit e prindërit mbi pasojat e fenomeneve të tilla. Ndërkohë prindër te nxënësve e kanë përjetuar me shqetësim rastin, duke e parë si një kambanë alarmi për mënyrën se si po rriten fëmijët sot.
Shumë prej tyre e lidhin situatën me mungesën e komunikimit në familje, por edhe me tendencën për t’u plotësuar fëmijëve çdo dëshirë, pa vendosur kufij të qartë.
Ky rast dhe shumë të tjerë që i përfshijnë adoleshentët në vendime të nxituara, përfshirë dhe konfliktet, është një apel për një bashkëpunim më të fortë mes familjes dhe shkollës, në mënyrë që situata të tilla të parandalohen në kohë, për të shmangur një hap të rrezikshëm për sigurinë e të miturve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128