VIDEO/ Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare në Finiq, procedohet mësuesi që e bullizonin fëmijët!

19 Mars 2026, 13:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare në Finiq,

Një mësues 58-vjeçar është proceduar penalisht pas denoncimit në rrjetet sociale për dhunë ndaj nxënësve të tij në klasë, gjatë orës së mësimit.

Policia e Sarandës konfirmoi se ka marrë nën hetim arsimtarin G.N., banues në fshatin Velhov, menjëherë pas rastit të publikuar për keqtrajtimin e një prej fëmijëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 58 vjeç, banues në fshatin Velhov, mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Finiq, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës, gjatë orës së mësimit (Rasti u publikua në rrjete sociale)”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Hetimet po i ndjek organi i akuzës, teksa po mblidhen dëshmi dhe prova për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa janë siguruar edhe pamje.

Në një video që u bë shumë shpejt virale në rrjet, shihet profesori i lëndës së Fizikës duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Sipas shokëve të klasës, ngjarja ka ndodhur brenda ambientit të shkollës, pasi nxënësi i kishte pëshpëritur një fjalë në vesh një shoku të tij gjatë orës së mësimit.

Pretendohet se mësuesi në fjalë mund të ketë qenë subjekt i bullizimit të vazhdueshëm nga një grup nxënësish. Siç e dëshmojnë edhe mesazhet e mëposhtme.

Ata thanë se reagimi i mësuesit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër, duke kaluar në dhunë fizike ndaj të miturit.

 

Po ndodh...

ide