Qeveria Rama ngre në detyrë besniken e Erion Veliajt, ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës bëhet zv.ministre e Brendshme

19 Mars 2026, 14:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Qeveria Rama ngre në detyrë besniken e Erion Veliajt,

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të enjte emërimin e Anisa Rusetit në postin e zv.ministres së Brendshme. Vendimi është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së radhë së qeverisë, duke i besuar Rusetit një rol të rëndësishëm në strukturat drejtuese të Ministrisë së Brendshme.

Ruseti nuk është një emër i panjohur në administratën publike, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës. Gjatë mandatit të parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo mbajti detyrën e drejtoreshës për Kreditë e Buta, një rol kyç në politikat socialise dhe të strehimit.

Më pas, në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ku kontribuoi në drejtimin dhe koordinimin e një sërë projektesh dhe politikash vendore.

Po ndodh...

ide