Shpërthen meningjiti në Angli, vala filloi nga një klub nate/ Mjekët në alarm: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë

Britania e Madhe është në alarm nga një shpërthim vdekjeprurës meningjiti, të cilin, krerët e shëndetësisë nuk po e frenojnë dot.
Autoritetet kanë dhënë alarmin, e punonjësve të shëndetësisë u është kërkuar të tregojnë vëmendje maksimale për shenjat e infeksionit që ka marrë deri më tani dy jetë njerëzish, dhe 20 të tjerë dyshohen si të prekur.
Vala e infektimeve mendohet se ka nisur nga një klub nate në Canterbury, pronari i të cilit pohoi se edhe dy pjesëtarë të stafit janë infektuar dhe kanë përfunduar në spital. Kur u pyet nëse shpërthimi i sëmundjes është arritur të vihej nën kontroll, Dr. Anjan Ghosh, nga Këshilli i Qarkut Kent, i tha BBC-së “se ende nuk janë në gjendje ta pohojnë këtë në mënyrë përfundimtare”.
“Ne po shqyrtojmë atë që quhet transmetim i dytë, pra një rast që më pas transmetohet tek disa persona të tjerë. Na duhet ta përjashtojmë këtë zinxhir infektimi, përpara se të mund ta pohojmë me siguri frenimin e tij”, shton mjeku.
Viktimat janë një student 21 vjeçar dhe një nxënëse 18 vjeçe. BBC thotë se në Universitetin e Kentit ka nisur menjëherë një program vaksinimi për rreth 5,000 studentë. Prindërit e një vajze 20 vjece të shtruar në spital, rrëfejnë se simptomat e saj fillimisht i ngjasonin një gripi të thjeshtë. Paskësaj, pati skuqje të syrit, çka i shtyu prindërit të dyshonin për konjuktivit, por më tej gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm. Përveç vaksinave, janë dhënë mbi 8,400 doza antibiotikësh si formë parandalimi.
Ekspertët pohojnë se antibiotikët mbeten trajtimi më efikas për atë që po e përshkruajnë si një “shpërthim të paprecedent të sëmundjes”.
Po ndodh...
ide
Humbja që lë pas boshllëk
Fjala për ikjen e Namir Lapardhasë, duket e varfër!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128