I dënuar nga Gjykata për dy akuza, kapet në arrati 51-vjeçari i kërkuar!

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është arrestuar sot (19 mars) nga Policia e Kukësit.
Aksioni është kryer nga shërbimet e Sektorit Operacional, te cilat lokalizuan dhe prangosën G.Gj., banues në qytetin verior.
“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe kapën në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasin në kërkim: G. Gj., 51 vjeç, banues në Kukës”, njoftoi policia vendore.
Ajo sqaroi edhe disa detaje të dosjes penale të të arrestuarit:
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128