Arrestimi i Vangjush Dakos/ Gazetarja: Ka lejuar banorët të jetojnë në një pallat të pabanueshëm
Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK u analizua në “Top Story” nga gazetarë dhe analistë, të cilët shprehen se padia ka të bëjë me abuzimet që ka bërë qeveria me pallatin që ishte i pabanueshëm.
Kreshnik Spahiu u shpreh se arrestimi i sotëm nuk ka një balancë politike, e majtë apo e djathtë.
“Arrestimi i sotëm nuk ka balancë politike, majtas apo djathtas, është vazhdimi i arrestimeve vetëm majtas, në gjithë këto vite nuk kemi parë arrestime nga e djathta”, deklaroi analisti.
Ndër të tjera gazetari Artur Zheji tha se drejtësia në vend po tregon një lloj pavarësie nga politika, një risi krahasuar me vitet e kaluara.
“Mund të ketë një lloj pavarësie, sepse në momentin që thua që ka një regji të kohës do të thotë një drejtësi e varur nga politika, që do të thotë se i është shkrepur të bëjë vetëvrasje. Unë lexoj dy gjëra interesante, e para janë personat që vuajnë pasojat e ndërtesave, bëhet fjalë për banorë që kanë kallëzuar ish-kryebashkiakun e asaj kohe”, u shpreh ai.
Pas kësaj deklarate ndërhyri gazetarja Anduena Llabani, e cila shtoi se leja është dhënë 11 vite më parë dhe se padia është bërë për abuzimet që ka bërë qeveria në lidhje me pallatin e pabanueshëm.
“48 familje patën probleme me pallatin. Nuk humbën jetë njerëzore por humbën pasurinë. Lejen e ka dhënë përpara 11 vitesh. Tërmeti ka goditur një pallat që është ndërtuar 11 vite më parë. Padia ka të bëjë me abuzimet që ka bërë qeveria me pallatin ndërkohë që ishte i pabanueshëm. Fillimisht ata u nxorën jashtë pallatit pas tërmetit dhe bashkia i ofronte qera, po më pas u ndërpre. As vetë Dako nuk e ka parë dosjen. Ka lejuar banorët të jetojnë në një pallat të pabanueshëm”, u shpreh gazetarja.
Në fund gazetari Artur Zheji shprehu vlerësimin për levizjet që u bënë nga të gjitha palët, ku në focus mban banorët të cilat bënë denoncimin e më pas reagimin e organeve ligjzbatuese.
“Një grup banorësh grumbullohen për një çështje. Mendoj që është një gjë e bukur që një grup banorësh i janë qeopur këmba këmbës. Duamx që drejtësia të funkisonojë, por banorët që kanë pasur hallin e tyre i janë qepur një prej njerëzve më të fuqishëm, ku deri në këtë moment e kanë fituar. Rezonanca që kanë pasur me drejtësinë është shumë e mire”, tha Zheji.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128