Arrestohen magazinieri dhe pronari i një biznesi në Durrës pasi vodhën kompaninë që punonin

30 Nëntor 2022, 12:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohen magazinieri dhe pronari i një biznesi në Durrës pasi

Finalizohet operacionit i koduar policor “Spots”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe pronës, dy persona kanë rënë në pranga në Durrës. Puna për operacionin ka nisur pas  kallëzimit nga përfaqësuesi i një kompanie, për vjedhjen e materialeve të ndërtimit, nga magazinieri i kompanisë.

Kështu, nga hetimet rezulton se 32-vjeçari O. A. ka shpërdoruar detyrën si magazinier i kompanisë për prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe në bashkëpunim me një 62-vjeçar, pronar i një subjekti tregtar që furnizohej me materiale ndërtimi nga kjo kompani, kanë vjedhur disa herë, gjatë muajit nëntor, materiale të ndryshme ndërtimi, nga kompania.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 54 thasë me materiale ndërtimi që dyshohet se janë vjedhur prej tyre. Magazinieri dhe pronari i dyqanit akuzohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”

 

Po ndodh...

ide