Arrestohet i shumëkërkuari shqiptar në Itali
22 Shtator 2023, 17:24 / AKTUALITET

Një shtetas shqiptar rreth 23-vjeç, është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për krimet e kryera në vendin tonë.
Mediat e huaja shkruajnë se gjatë operacioneve të identifikimit rezultoi se ndaj të huajit, shtetas shqiptar, ishte në pritje një urdhër kërkimi ndërkombëtar për ekstradim për llogari të shtetit shqiptar.
Në fakt ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti janarin e kaluar nga Gjykata e Rrethit Dibër, pasi ai ishte përgjegjës për tentativë vrasjeje, me maksimum 10 vite burg. 23-vjeçari dyshohet se ka goditur me kaçavidë nga pas një bashkëkombës të tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
I arrestuari është dërguar në burgun e Modenës dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
