Arrestohet shqiptari, kishte fshehur poshtë makinës 16 kilogramë drogë

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar për posedim të 16 kilogramëve kokainë. Burri u ndalua nga Policia e Shtetit të Perugias gjatë një shërbimi të gjerë kontrolli territorial në zonën Ponte San Giovanni.
Policët e Skuadrës Fluturuese vunë re një automjet që ecte me shpejtësi jo konstante, me ngadalësime dhe përshpejtime të vazhdueshme. Policia vendosi të ndalojë automjetin dhe të kontrollojë mjetin dhe shoferin, i cili u duk menjëherë i nervozuar, duke dhënë arsyetime se përse u gjend duke udhëtuar në atë rrugë, e cila u duk e paqartë për efektivët.
Kontrolli i thelluar i makinës ka bërë të mundur gjetjen e një vendi enkas, të krijuar poshtë dyshemesë së bagazhit të makinës ku u gjetën dhe sekuestruan 15 blloqe kokainë, me një peshë totale mbi 16 kilogramë.
Më pas policia ka kontrolluar në shtëpinë e të riut dhe ka vijuar arrestimin e 29-vjeçarit, pa precedentë penalë, për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafiku.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
