Arroganca e Familjes Berisha/ Argita dhe Liria, as në funeral nuk respektojnë radhën si gjithë të tjerët!
Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, i cili humbi jetën një ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.
E gjithë politika ka qenë e bashkuar për të bërë homazhe ndaj ish-kolegut Bogdani, ndërkohë që, për arsye të dyndjes së madhe, radhë të gjata janë krijuar në ambientet e jashtme të Parlamentit.
Të gjithë deputetët, përfaqësuesit e partive politike, drejtues të lartë të shtetit dhe të opozitës, kanë qëndruar në radhë për të respektuar kortezhin e pjesëmarrësve dhe për të mos krijuar dyndje në ambientin e brendshëm, i cili e ka të pamundur të akomodojë një numër aq të madh pjesëmarrësish.
Ndërkohë që të gjithë kanë qëndurar në radhë, një gjë të tillë nuk e kanë bërë pjesëtarët e familjes Berisha, Argita Malltezi Berisha dhe Liri Berisha, të cilat, ndonëse nuk kanë asnjë post dhe nuk përfaqësojnë asgjë në hierarkinë shtetërore, të pushtetit apo të opozitës, jo vetëm që nuk e kanë respektuar radhën si gjithë të tjerët, por kanë shfaqur arrogancën e tyre, duke ecur jashtë radhe.
Një gjë e tillë, ka irrituar shumë demokratët që kanë qenë duke pritur radhën, madje, siç bëhet me dije, disa prej tyre edhe kanë reaguar, për shkak të kësaj fyerje në një ditë të tillë.
Siç po e dëshmon përditë publikimi i dosjes “Partizani”, familja Berisha ka qenë “e kujdesshme” për të mos lënë asgjë të ridhte jashtë shtëpisë së tyre, mirëpo kur bëhet fjalë për mort dhe për ceremoni të tilla, do duhet të ishin pak më të përulur dhe më të respektuar për ceremoninë mortore dhe për pjesëmarrësit e tjerë./ Alfapress.al
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128