Artan Hoxha zbulon ‘kurthin’ ndaj Kajmakut: Si ia “hodhën” politikanët

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar lidhur me arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku në Itali pasi u kap me 20 kg kokainë.
Përmes një statusin në rrjetin social në Facebook, Hoxha shkruan se Kajmaku e kishte financuar fushatën e tij në Vorë dhe se i ishte premtuar se do të bëhej biznesmen i rregullt pasi të pastronte paratë e pista të fituara më herët nga trafiku i drogës.
Postimi i Hoxhës:
Eh hall i madh ç’e zuri Kajmakun e shkrete…
Po i ecte mire trafiku, e moren vesh qe kishte bere para.
I ke të pista, I thane. Nese do t’i pastrosh, duhet të paguash fushaten elektorale dhe pastaj behesh biznesmen me letra…
Mira tha mavriu, pagoi fushaten, bleu mandatin e kryetarit.
Sapo nisi te pastronte parate dhe te behej biznesmen me letra, e thirren prape dhe i kujtuan problemin e vjeter.
Po mire tha Kajmaku, ju e dinit “xanxen” e vjeter edhe kur me thirret për kryetar, pse nuk ma thate qe në ate kohe?!
Po me late te harxhoja nje dynja para per fushaten?!
Kur e pane se Kajmaku nisi ta besoje vertete, qe e kishte votuar populli, i thane:
Kajmak do te ikesh me te mire apo të fusim ne burg?!
Pa ç’pa Kajmak mavriu, i pagoi ca para për avokatet, ca miliona të tjera për prokuroret dhe gjyqtaret. E la biznesllekun me letra dhe ju kthye zanatit të vjeter, punen qe di te bej me mire, narkotrafikun.
Tani qe e kapen me 20 kg kokaine, në zanatin e vet, i kujtojne se:”ja u kap ky narkotrafikanti qe donte te behej biznesmen me letra”…
Prandaj mesazhi për gjithe “Kajmaket” e tjere qe merren me “tregeti fidanesh” në Bashkimin Europian eshte:
“Qendrojini larg politikes, sepse kjo rrace politikanesh qe kemi ne, po e mori vesh se keni bere pasuri, u merr jo vetem parate, fidanet dhe vazot e tyre, por u merr edhe bajgat e bagetive qe kane brenda vazot e luleve….
Në foto: Kajmaku me “kryekajmakun” e qeverise ne zgjedhjet lokale 2019, kur Kajmaku ishte “burre i ndershem” dhe parate e “tregetise se fidaneve” nuk ishte aq shume të pista për te paguar fushaten elektorale..
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

