Arti shqiptar në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Enea Zhegu

29 Maj 2022, 08:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arti shqiptar në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Enea Zhegu

Kinematografia shqiptare ka humbur jetën një ndër aktorët e njohur të viteve 80', Enea Zhegu, i cili do të mbahet mend sidomos me rolin te 'Tomka dhe shokët e tij'.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori Ledio Lako i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ndarjen nga jeta të Zhegut.

"Lamtumirë miku im. Aktor qe te patën zili breza të tërë aktorësh! U rritëm me rrolet e tua. U prehsh në paqe Enea Zheku! ( Tomka)"-shkruan Lako krahas fotos me Zhegun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledio Lako (@ledio_lako)

Ene Zhegu lindi më 9 korrik 1964 dhe kishte mbaruar studimet në Insitutin e Lartë të Arteve për aktor. Ai e filloi veprimtarinë e tij në filmin shqiptar që në moshë 12-vjeçare, duke u angazhuar nga regjisori i mirvnjohur Dhimiter Anagnosti, për të interpretuar në filmin “Lulëkuqet mbi mure” në vitin 1976, ku interpretoi me shumë sukses rolin e Lelos. Nje vit me pas, 1977 spikati me rolin e Zigurit ne filmin “Njeriu me top” dhe veçanerisht shkëlqeu me atë të Tomkës në “Tomka dhe shokët e tij”, rol i cili e bëri të njohur dhe e identifikonte tek publiku.

Në vitin 1986 interpretoi përsëri një rol kryesor në filmin “Një jetë më shumë”, i cili do të ishte dhe roli i tij i fundit dhe shkëputija nga kinematografia shqiptare.

Shpirti i lirë dhe paksa rebel që ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi të nxjerrë krye më shumë në vitet e gjimnazit. Aq sa emri Enea Zheku do të regjistrohej pothuajse në regjistrat e të gjitha gjimnazeve të Tiranës. Sapo përjashtohej nga njëra shkollë, e dërgonin tek një tjetër, derisa do të përfundonte në shkollën e natës. Shumëkush vazhdonte ta identifikonte si Tomkën djaloshin plangprishës.

Atje në Akademi, do të ndodhte mrekullia që nuk do të zgjaste shumë. Sepse që në vitin e pare, Enea Zheku do të përjashtohej sërish nga shkolla për “sjellje të këqija”. Dënimi i parë që mori ishte vetëm për një vit shkollor. Ndërsa në vitin e dytë, një tjetër dënim që do të merrte, po për sjellje jo të mirë, do ta përjashtonte përfundimisht.

Ne vitin 1989 e mbyllin per 15 ditë ne psikiatri e më pas qëndron i mbyllur për herë të dytë rreth një muaj. Në vitin 1990 emigron në Greqi e pas disa viteve në Itali. Në ditët e para të kthimit në Tiranë, do të shkonte në Akademinë e Arteve sepse donte që ta niste aty ku edhe u shkeput vite te shkuara.

Megjithatë në vitin 2013, regjisori Besnik Bisha e afron ne stafin e serialit “Millenium”, duke luajtur një rol kryesor së bashku me aktorin e mirënjohur Ndricim Xhepa.

 

Po ndodh...