
“Autori nuk fshehu as veten, as makinën”, Artan Hoxha analizon atentatin në Fier

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Fier, ku shtetasi Agim Gashi vrau afër mesditës shtetasin Elton Javori. Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se vrasësi gashi që ndodhet ende në arrati nuk është kujdesur për të ruajtur dhe e ka vrarë Javorin në mes të ditës dhe në mes të rrugës, pas një konflikti të çastit.
“Fieri nuk ka ngjarje të dukshme se ata i zgjidhin ndryshe. Personi që është vrarë sot në Fier, Elton Javori, është ekzekutuar sapo ka dalë nga shtëpia dhe autori i identifikua sepse ngjarje nuk futet e ato që ne i themi të krimit të organizuar. Ngjarja ka ndodhur për një konflikt të para një viti. Personi që ka bërë vrasjen, Agim gashi, edhe ai është me origjinë kosovare, dhe të parët që e kanë zbuluara kanë qenë të afërmit e viktimës që kanë hapur kamerat dhe kanë parë që këtë makinë e ka filani. Mënyra se si e bëri vrasje në mes të rrugës, në orën 11.00, duke e qëlluar drejt e kokë, autori nuk është përpjekur për të fshehur as veten as makinën.
Zakonisht, atentatet që nuk zbukohen përdorin bazat e krimit dhe atentatet në Fier para një viti ndodhnin me Range Rover që digjej pasi bëhej atentati.
Ngjarja e sotme është që për fat të mirë u zbulua autori shpejt, sepse motivi i ngjarjes nuk ka lidhje as me trafiqet, as me krimin e organizuar, dhe ngjarja ka ndodhur aty për aty, por autori nuk është kapur akoma”-tha Hoxha.

Berisha tregoi se është “non grata”, edhe në Gjermani
ide

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”

Fondet e huaja dhe pala shqiptare
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128