Autori vrasjes/ Çfarë ndodhi në banesën e 51-vjeçarit?

2 Maj 2023, 13:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Autori vrasjes/ Çfarë ndodhi në banesën e

Një 51-vjeçar është vrarë sot me armë zjarri në Shkodër shkak është bërë qiraja. Mësohet se Petrit Vuksani, që sapo kishte ardhur nga Anglia, kishte qenë i vetëm në banesë kur është qëlluar me armë zjarri nga një person që i kishte dhënë shtëpinë me qira, me inicialet L.K.

Deri më tani nuk dihen detajet rreth ngjarjes në fjalë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht raportohet se të shtënat me armë kanë ardhur nga një banesë.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Po ndodh...