Avokatët grekë, mbledhje në Tiranë për Belerin/ Reagon ashpër Artan Hoxha: Epo kam parë e s’kam parë…

18 Shtator 2023, 20:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Avokatët grekë, mbledhje në Tiranë për Belerin/ Reagon

Ditën e sotme u mblodh Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë për çështjen "Beleri".

Për këtë mbledhje ka reaguar me tone të ashpra gazetari Artan Hoxha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha përmend faktin se në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë dhe Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë nuk është mbledhur asnjëherë.

“Epo kam parë e s’kam parë…

Mblidhen kryetarët e Dhomave të Avokatisë së Greqisë dhe në mes të Tiranës i bëjnë thirrje gjykatës shqiptare të liroje Belerin, sepse medemek “i paskan shkelur të drejtat e njeriut”!!!!

Po mirë mo zotërinj, në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë, që jo vetëm u janë privuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe as që e ka vënë ujin në zjarr kush, por dhe i kanë masakruar barbarisht….

Kjo Dhoma e Avokatisë së Tiranës apo e Shqipërisë, si nuk e tha një fjalë, kur pa se çfarë bëjnë homologët grekë të ulur këmbëkryq në mes të shtëpisë…”, shkruan gazetari.

Avokatët grekë, mbledhje në Tiranë për Belerin/ Reagon