Babai i tre fëmijëve prej 4 ditësh i zhdukur, denoncimi në polici: Ka qenë duke punuar në…

21 Janar 2025, 19:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Babai i tre fëmijëve prej 4 ditësh i zhdukur, denoncimi në

Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurme. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shales, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se bashkëpunëtori I tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.

Skender Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta riktheje të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vete Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin ne polici për zhdukjen e Edisonit, I cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat.

 

Po ndodh...

ide