Banesa e tij u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Korçë

9 Qershor 2024, 09:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Banesa e tij u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në
Pasi banesa e tij u përfshi nga flakët dy ditë më parë, 89-vjeçari me iniciale K.Zh nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegia, dhe ka ndërruar jetë gjatë natës së kaluar.

I moshuari ndodhej në banesën e tij së bashku me kujdestaren kur shtëpia u përfshi nga flaket. Të dy, ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Deklarata e policisë dy ditëve me parë:

Në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

 

Po ndodh...

ide