Betonierja përplas disa makina në autostradën Tiranë-Durrës, një peson në gjendje të rëndë

18 Qershor 2024, 22:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Betonierja përplas disa makina në autostradën
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë -Durrës.

Sipas burimeve mediatike, një betoniere e cila bënte manovra të pa kontrolluara në autostradë, ka përplasur disa makina.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia.

 

Po ndodh...