
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024/ Eksperti i Sigurisë: Bashkëpunimi i SHBA dhe SPAK ka sjell kapjen e grupeve kriminale!

Goditja e grupit të Suel Çelës, në Elbasan, ka qenë një nga goditjet më të mëdha që ka bërë SPAK, për ekspertin e Sigurisë, Fatjon Softa.
I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, teksa foli për bilancin e punës së drejtësisë gjatë 2024, ai u shpreh se goditja e këtij grupi nxorri në pah lidhjet e krimit me drejtësinë dhe pushtetin lokal.
‘Goditja e grupit të Elbasanit. Ishin bërë bashkë punonjës të drejtësisë, policisë dhe nga pushtetit lokal dhe kjo tregoi se ata kontrollonin territorin në këtë qytet dhe nëpërmjet financave i kishin bërë bashkë të gjithë këta në aktivitetin e tyre kriminale. Kemi bashkëpunimin edhe me të penduarit e drejtësisë siç është ndër ta Nuredin Dumani që ka treguar shumë ngjarje kriminale. Aplikacion ‘Matrix’, do ta kemi në duart e prokurorisë dhe do të kemi zbulimin e ngjarjeve të mëdha kriminale’, tha ai.
Sa i takon punës së Policisë së Shtetit, ai u shpreh se është bërë një punë e mirë, por nuk duhet që ketë ndikim nga politika.
‘Policia arriti të bëjë një reformën që të vendos meritokracisë sa i takon strukturave, por uroj që t’i jepet kohe personave që të bëjnë detyrën e tyre. Kemi ndërruar pafundësisht ministria, dhe kanë ndenjur pak muaj në krye të detyrës dhe nuk mund të themi që do të kemi një punë të mirë kur ose nuk dimë që të zgjedhim ose i zgjedhim përkohësisht. Drejtori i Përgjithshëm i policisë duhet që të merrte votat në parlament, të kishte llogaridhënie në Kuvend, jo vetëm përballë ministrit. Policia e Shtetit ka bërë një punë të mirë gjatë këtij viti, por politika duhet që të heq dorë nga emërimet dhe duhet që të kthejmë besimin tek publiku’, tha ai.
-
Frika nga lufta me Rusinë? Vendi i NATO-s po krijon varreza të reja
30 Dhjetor, 19:27 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128