“Bos droge”, kush është shqiptari i arrestuar në Bolivi

Policia boliviane ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar i identifikuar si Loren Hyseni, i cili siç raportojnë mediat vendase, dyshohet si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi.
Ministri bolivian i Brendshëm, i cili dha detajet e operacionit tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut.
Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme ndërsa si synim kishte arrestimin e autorit të vrasjes së dy personave në San Ignacio së fundmi.
Mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguaian, një shqiptar dhe një bolivian.
-
-
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për Fredi Belerin
16 Shkurt, 20:14
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


