Burri gjendet i pajetë në Lezhë, zbardhen dyshimet e para të policisë

20 Mars 2025, 14:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Burri gjendet i pajetë në Lezhë, zbardhen dyshimet e para të

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Balldre të Lezhës. Banorët e zonës kanë konstatuar rreth orës 12:00 të së enjtes 60-vjeçarin S.S. në tokë dhe kanë informuar uniformat blu.

Efektivet kanë konstatuar se personi që kishte humbur jetën kishte dëmtime në kokë dhe paraprakisht, dyshojnë se ai është rrëzuar aksidentalisht gjatë momentit kur ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Rreth orës 12:00, në fshatin Balldre, banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, shtetasin S. S., rreth 60 vjeç, me dëmtime në kokë.

Nga veprimet e para të Policisë, në vendin ku u gjet ky shtetas, dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.

Shtetasi S. S. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Po ndodh...