Burri vrau gruan dhe veten në Roskovec, zbardhet dëshmia e djalit, çfarë deklaroi në polici

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kuman, në Roskovec, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau bashkëshorten e tij Dashuri Rrapaj dhe më pas vrau veten.
Sipas raportimeve, djali i çiftit ka dëshmuar se në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë, por në Fier për një konsultë mjekësore, fakt që është konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë.
Ai ka treguar se i ati kishte sjellje konfliktuale dhe se përplasja e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë para ngjarjes. Shkak ishte bërë një debat i vogël për plehërimin e patateve në oborrin e shtëpisë, i cili më pas kishte përfunduar edhe në komisariatin e policisë në Roskovec. Sipas tij, nëna, Dashuria, i dilte shpesh në mbrojtje të djalit gjatë këtyre konflikteve.
Djali ka rrëfyer se pasi u kthye nga Fieri, i gjeti prindërit pa shenja jete në banesë. Fillimisht ka njoftuar një kushëri dhe më pas ka lajmëruar policinë.
Hetimet paraprake tregojnë se arma e përdorur në krim ishte e vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur prej kohësh, që nga trazirat e vitit 1997. Ajo është gjetur me dhe, ndërsa rezulton se është përdorur dy herë: një plumb i ka marrë jetën gruas, ndërsa tjetri i moshuarit. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128