Itali/ Shqiptari i aksidentuar dhunon policët dhe stafin mjekësor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali, ku protagonist është një 30-vjeçar shqiptar, i përfshirë fillimisht në një aksident rrugor.
Sipas raportimeve, pas përplasjes me automjetin e tij, i riu ka reaguar në mënyrë agresive ndaj ekipeve të emergjencës që kishin mbërritur për t’i ardhur në ndihmë. Ai ka sulmuar fizikisht punonjësit e urgjencës, duke plagosur dy prej tyre, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital për trajtim të specializuar.
Situata është përshkallëzuar më tej kur 30-vjeçari ka kërcënuar edhe efektivët e policisë me një pistoletë, e cila më vonë rezultoi të ishte armë me qitje bosh.
Pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve dhe përpjekjeve të stafit mjekësor për ta qetësuar dhe trajtuar, ai ka vijuar sjelljen e dhunshme, duke çuar në arrestimin e tij nga policia italiane.
I riu është vënë në pranga nën akuzën e sulmit ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, ndërsa më pas është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e pësuara gjatë përplasjes fizike.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128