Dosjet me njollë/ Gazetari Çelmeta: Katër kandidatë për kryepolicin, me vijë të kuqe nga SPAK

24 Mars 2026, 21:03 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dosjet me njollë/ Gazetari Çelmeta: Katër kandidatë

Gazetari Igli Çelmeta, duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, tha se të paktën 4 nga kandidatët në garë për drejtor të Policisë së Shtetit kanë probleme me pastërtinë e figurës, një ndër kriteret kryesore për përzgjedhjen në këtë post të rëndësishëm.

Çelmeta bëri me dije se Ministria e Brendshme ka kryer verifikimet përkatëse për kandidatët, duke kërkuar informacion nga organet ligjzbatuese, përfshirë SHISH-in dhe SPAK-in, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Gazetari, duke cituar burime konfidenciale, tha se disa prej aplikantëve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme në këtë aspekt dhe për pasojë nuk pritet të zgjidhen në krye të institucionit.

Më tej, ai theksoi se pas emërimit të drejtorit të ri, pritet edhe një valë e re “spastrimi” në radhët e "uniformave blu".

Një ndër kriteret kryesore është që Ministria e Brendshme ka kryer verifikimet e figurës së kandidatëve, duke kërkuar informacione ne organet ligjzbatuese, duke përfshirë SHISH-in dhe SPAK-un, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Burime konfidenciale më bëjnë me dije se disa kandidatë që aplikojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme me pastërtinë e figurës, dhe nuk do zgjidhen në krye të policisë së vendit. Përveç këtyre kandidatëve, pritet që pas zgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë, të kemi një spastrim të ri në Policinë e Shtetit, ku do të kemi një bashkëpunim të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut, për pastrimin e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve që kam nga lista me 14 kandidatë, të paktën 4 prej tyre rezultojnë me probleme me pastërtinë e figures”, u shpreh gazetari.

Po ndodh...