'Dan Hutra është spiun i policisë së shtetit'/ Deklarata e Vladimir Kurtit: Ai ka pseudonimin 'Daja', ka futur në burg disa grupe

30 Maj 2023, 11:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

'Dan Hutra është spiun i policisë së shtetit'/

Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Kamzë disa vite më parë, ka folur nga burgu 313 për emisionin Uniko. Në bisedën telefonike me gazetarin Spartak Koka, Vladimir Kurti i është përgjigjur Dan Hutrës për të gjitha komentet që ai ka bërë po për emisionin Uniko, të transmetuar 1 muaj më parë.

Vladimir Kurti: Vetëm e kam sharë një herë. Ai ka paguar 2, 3 veta që të më godasin. Ai nga dhoma ka ikur me mirëkuptim, ia kam cu rrobat deri te dhoma. Konfliktin e ka krijuar pasi ka ikur.  Njërit i kishte dhënë 2 mijë euro, tjetrit 3 mijë euro që të më godasin. 

Ai ka marrë 300 mijë për kokën time. Erdhi nuk ia arriti dot dhe u mor me gratë jashtë. Më tha mbaje mend se cfarë do të të bëj. Të më bësh gjë mua duhet të jesh burrë e jo monstër si ai. 

Ai shau nga sporteli dhe unë e shava. Ai sulmoi edhe një invalid tjetër. Unë fillova të dyshoj se ai ishte spiun i policisë së shtetit. Njihej me pseudonimin 'Daja', që domethënë ishte nga ata agjentët sekretë. 

Ky ka futur në grup edhe 2-3 grupe të kapur me drogë, i ka spiunuar. Janë kapur nga Dani, janë spiunuar. E mora vesh nga cunat e burgut. 

 

Po ndodh...