Debati për mbylljen e TikTok, babai i Martinit i dërgon mesazh Blendi Fevziut
11 Mars 2025, 00:02 / AKTUALITET

Gjatë debatit në emisionin “Opinion” në Tv Klan për mbylljen e TikTok mes argumenteve pro dhe kundër dhe pikënisjes nga tragjedia e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, në studio mbërriti një mesazh prej babait të tij, Angel Canit.
“Kam marrë një telefonatë tani nga babai i Martin Canit, por s’përgjigjem dot në studio. Ma ço mesazh të lutem!”, tha Blendi Fevziu fillimisht e vetëm pak momente më vonë mbërriti mesazhi:
“Babai i M.C., thotë ‘Përshëndetje, dua të them se Martini nuk kishte TikTok!’”, lexoi gazetari.
Deri në këtë moment, është thënë se vrasja e 14-vjeçarit erdhi si rezultat i një sherri të nisur në TikTok dhe që më vonë rezultoi në humbjen e jetës së tij nga sulmi i bashkëmoshatarit, me iniciale M.P,.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
