Marrëveshja me qeverinë Rama/ Deportohen 40 shqiptarë nga Britania e Madhe, çdo javë nga një charter me të përzënë

12 Janar 2023, 14:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Marrëveshja me qeverinë Rama/ Deportohen 40 shqiptarë nga

Deportohen nga Britania 40 shtetas shqiptarë. Një charter me 40 të deportuar nga Britania ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 11 e 30.

Pas intervistave dhe procedurave ligjore në komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit 40 shqiptarët e deportuar janë pritur nga familjarët e tyre.

Shumica e të deportuarve kanë punuar në punë të zezë, si në ndërtim, por ka edhe nga ata që janë të dënuar për vepra penale në Britani. 40 shqiptarë e deportuar jashtë kamerave shprehen të pakënaqur nga trajtimi i shtetit britanik sidomos pas deklaratës të ministres së brendshme britanike Braverman.

Në datën 19 janar pritet të mbërrijë edhe një charter tjetër me shqiptarë të deportuar nga Britania.

 

Po ndodh...

ide