Dëshmia e plotë e Dan Hutrës: Kisha në plan të vrisja 4, ajo në Astir më kishte 80 mijë euro borxh

Detaje të rënda janë zbuluar një ditë pas masakrës në Paskuqan, ku Dan Hutra, 40 vjeç ekzekutoi me kallashnikov Mevlute Hysën, motrën e ish-gruas dhe Hasime Dafkun, kunatën e saj.
Po ashtu, ai plagosi rëndë ish-bashkëshorten dhe nënën e saj. Të afërmit e familjes Hysa, thanë për mediat se në momentin e të shtënave, në banesë ndodheshin edhe bebet e vogla të familjes.
Ai ka dëshmuar se në plan e kishte të vriste 4 persona. Në fillim donte të vriste 40-vjeçaren në Astir, pasi sipas tij ajo i kishte 80 mijë euro borxh.
Dëshmia e Plotë
“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera.
Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin por duke qenë se nuk e gjeta në shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh.
Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: a ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja.
Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie të cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së katërt unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


