Detajet/ Sherr masiv në Pallatin e Sportit në Durrës, disa të shoqëruar në polici

25 Maj 2024, 18:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detajet/ Sherr masiv në Pallatin e Sportit në Durrës, disa
Një sherr masiv është regjistruar në ndeshjen gjysëm finale të kampionatit kombëtar të basketbollit U-16, mes Teutës dhe Partizanit në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës.

Gjatë shtërngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezent.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin.

Disa prej personave të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat.

 

Po ndodh...

ide