Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra 3 efektivë

13 Qershor 2025, 10:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra 3 efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja.

Pezullimi i tyre vjen për një ngjarje të ndodhur më 8 maj, ku tre punonjësit kanë ndaluar një automjet dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me drejtuesin.

Bëhet me dije se ky i fundit përfundoi në spital.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”. 

Inspektor E. T., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor E. N., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.

Po ndodh...

ide