“Do e djeg siç dogji vajzën time”, reagon nëna e Melisa Trëndafilit: Po jetojmë me frikë

4 Shtator 2024, 21:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Do e djeg siç dogji vajzën time”, reagon nëna e
Ka reaguar për herë të parë nëna e Melisa Trëndafilit e cila prej ditësh ndodhet në spital pasi bashkëshorti tentoi ta digjte të gjallë.

Ana Sino tha se duke qenë se dhëndri i saj është ende në kërkim, ajo ka frikë se mos ngjarje e ngjashme përsëritet, pasi sipas saj nuk ka mbrojtje nga policia.

Normale që kam frikë. Unë kam marrë me vete fëmijët se për sa kohë ai e bëri këtë mund të bëjë edhe të tjera. Unë kam 5 ditë këtu, duhet një kujdes për ata fëmijë. Po shikon ndonjë polic të më mbrojë mua? Kujdesi i spitalit është i veçantë, ka ardhur ministria e shëndetësisë, e falenderoj, vajzës i bëhet kujdes special, e falenderoj, por nga ana tjetër nuk ka një polic. Unë nuk kam ndonjë kujdes nga shteti. Unë shtetit i kërkoj që ai të kapet e të marr dënimin e merituar, se ne jetojmë me frikë”,-tha nëna e Melisa Trëndafilit per Euronews Albania.

Sino kërkoi që policia ta gjejë sa më parë dhëndrin e saj, pasi nëse do e gjente vetë do e digjte atë njësoj si ai i dogji vajzën.

Më kanë marrë më kanë pyetur shef e operator, mua ça më pyet unë po ta di ku është fshehur e vras vet. Prandaj arrijmë në vetëgjyqësi. Unë po e gjeta do i bëj të njëjtën gjë që i bëri vajzës sime. Unë po ta di ku është do ta them ty? Vete e vras vetë unë”,-tha Ana Sino.

Po ndodh...