Do korruptonte drejtorin e AKU/ GJKKO dënon me shërbim prove biznesmenin Namik Koçi

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për biznesmenin Namik Koçi, pronari i baxhos “Perla Bulmet” në qytetin e Durrësit, i cili ishte marrë i pandehur për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Namik Koçi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 8 muaj burgim.
Gjithsesi, biznesmeni nuk do të përfundojë në qeli, pasi dënimi i është konvertuar në shërbim prove për një periudhë 1 vit e 4 muaj. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca.
Biznesmeni Namik Koçi u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi entoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar, baxhon “Perla Bulmet”.
Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e shumës prej 70.000 lekësh, e konsideruar si mjet për kryerjen e veprës penale. Ndërkohë, shumat e tjera prej 215.000 lekësh dhe pajisjet elektronike personale do t’i kthehen të pandehurit dhe dy shtetaseve të tjera të përfshira në hetim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


