“Do të zhduk për 24 orë”/ Denoncimi nga Ksamili: Punonjësja e policisë më mori biznesin
Emisioni Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një noter në Gjirokastër, Ermal Aliko, i cili ka përpiluar dy kontrata qiraje për të njëjtin objekt, një godinë dy katëshe në Ksamil.
Kontratën e parë ia bëri një qytetari, në vitin 2020, i cili e mori ndërtesën për 9 vite. Ndërkohë, në prill 2024, të njëjtën ndërtesë ia “dha” edhe një punonjëse policie, e cila e mori objektin për 5 vite. Por, pa u anuluar kontrata e parë. Të dy qiramarrësit, denoncuesi Jeton Bollati dhe policja Pranvera Ndreca, kanë aktiv NIPT-et në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me numër pasurie të njëjtë. Taksat i paguan qiraxhiu i parë, ndërkohë që biznesin e administron punonjësja e policisë.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Jeton Bollati, një biznesmen që operon në Ksamil. Ai denoncoi se punonjësja e policisë, Pranvera Ndreca, i ka marr biznesin. Bollati e mori me qira godinën dy katëshe në vitin 2022, me kontratë qiraje me z. Petrit Abedini. Vitin e kaluar, për shkak të problemeve familjare, ai ia la nën administrim punonjëses së policisë, Pranvera Ndreca. Ndërkohë, në janar 2024 hotelit i kishin ndërruar bravat nga pronari dhe punonjësja e policisë. Në prill 2024, punonjësja e policisë bën kontratë qiramarrje me pronarin e objektit Petrit Abedini dhe fillon ta administrojë. Por, gjithmonë pa anuluar kontratën e parë.
Jetoni thotë se ka pasur presione dhe kërcënime që të mos shkojë të ai objekt. Madje edhe taksat lokale shkojnë në NIPT-in e hapur prej tij, në atë godinë. Ai shkoi te tatimet e Bashkisë Sarandë dhe mëson se taksat kanë shkuar në emër të tij dhe duhet të bëjë marrëveshje për t’i paguar. Denoncuesi i bën me dije punonjëseve se në atë adresë është hapur edhe një NIPT tjetër, ndërsa punonjësja i thotë se duhet të bëjë ankesë.
Fiksi shkon në afërsi të hotelit, por ishte mbyllur. Një komshi pohon se pronari i vjetshëm dhe sivjetshëm është Pranvera Ndreca, një punonjëse policie. Ai i jep numrin e telefoni. Fiksi kontakton fillimisht në telefon me bashkëshortin e polices dhe më pas me punonjësen e policisë. I kërkojnë disa dhoma për një grup nxënësish nga Durrësi dhe duam t’i akomodojmë. Policja bën pazare, fillimisht ia lë me 20 euro për nxënës dhe 10 euro për mësues. Më pas i thotë se faturën e bën 22 euro dhe t’i paguan vetëm 20 euro. Madje, është e gatshme që ta bëjë edhe pa faturë tatimore, por me faturë dore. “Nëse të duhet pa faturë sërish e bëjmë” i thotë ajo.
Gazetarja e Fiks Fare i la takim në Tiranë, afër komisariatit të policisë nr.6. Por, në takim i shkon grupi i Fiksit, duke e pyetur se si e ka marrë hotelin, kur atë e ka pasur dhe e ka me qira për 9 vite z. Jeton Bollati. Ndreca përgjigjet se ka bërë kontratë me pronarin Petrit Abedini dhe e ka marrë ajo me qira për 5 vite. Fiksi e pyet nëse ka kontratë dhe përgjigjet se po, e ka bëre të një noter Ermal Aliko në Gjirokastër. I njëjti noter që bëri edhe kontratën e parë! Madje, me këtë kontratë, policja ka hapur edhe NIPT.
Por, kur e pyesin se si ka mundësi që janë dy NIPT-e në të njëjtën ambient, thotë se nuk ka informacion dhe regjistrimin e ka bërë ekonomistja. Ndërkohë, pagesa e taksave nga qiraxhiu i parë i duket normal. Në atë takim, në afërsi të Komisaraitit të Policisë Nr.6, punonjësja është e gatshme që t’i vërë në dispozicion Fiksit edhe kontratën. Por, kur vjen në ambientet e Top Channel sëbashku me bashkëshorten thotë se “është konfidenciale dhe s’na lejon noteri”.
Fiksi i kërkoi një mendim, duke qenë se është punonjëse e policisë, se si do të vepronte ajo nëse do të kishte një rast të tillë. Fillimisht thotë se s’ka vepër penale dhe se s’do të jap komente.
Pas këtij pretendimi, gazetarët telefonojnë noterin Ermal Aliko dhe i kërkojmë se si ka bërë 2 kontrata qiraje për të njëjtin objekt. Noteri ka informacion edhe për Jeton Bollatin dhe për Pranvera Ndrecën. Thotë se kontrata e parë ka rënë automatikisht, por kur e pyesim se si ra, me vendim gjykate, prokurorie apo me ndonjë shkresë po nga noteri, na thotë vetëm se “ka rënë”. Gazetarët i bëjnë me dije se kontrata ka të parashikuar zgjidhjen me marrëveshje, pa marrëveshje në gjykatë apo zgjidhje e njëanshme. Kë ka bërë noteri për kontratën mes Petrit Abedinit dhe Jeton Bollatit?
Ai përgjigjet se Jetoni s’ka paguar qiranë. Por, noteri është pronar ndërtese apo noter? “S’ka asnjë shkresë, gjykatë, prokurori apo noteri” thotë ai, teksa mbyll edhe telefonin.
Një ditë pasi gazetarët e Fiksit biseduan me noterin, ky i fundit përpiloi një akt notarial, me emërtesën “kujtesë noteriale brenda vendit”. Me këtë akt, pronari i ndërtesës i kujton qiramarrësit të parë se s’ka paguar detyrimet dhe kontrata quhet e zgjidhur. Ndërkohë, denoncuesi i është drejtuar sërish fiksit se e ka telefonuar pronari i ndërtesës z. Petrit Abedini. Gjatë kësaj telefonate, denoncuesi Jeton Bollati, tha se është kërcënuar për denoncimin që ka kryer. Ai ka bërë një denoncim në Policinë e Sarandës, pasi pretendon se ka marrë kërcënime “do të zhduk për 24 orë” dhe “nuk ke për ti gëzuar familjen dhe fëmijet”. Madje, një person që nuk e njeh i ka thënë se “s’ke punë në atë hotel, duke më ushtruar presion”.
Berisha i bindet Ramës, kthehet me bisht ndër shalë në Parlament
ide
Trump apo Harris, Europën e presin kohë të vështira
Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128