Dosja e '21 janarit', ish drejtori i policisë së shtetit thirret në SPAK: Kam zbatuar urdhërarrestet
Ish drejtori i policisë së shtetit,Hysni Burgaj ishte sot paradite në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e 21 janarit.
Në një prononcim për mediat, Burgaj deklaroi se ka dhënë sqarime si person që ka dijeni, ndërsa thekson se ai ka zbatuar vetëm urdhrat.
“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Plani i masave është 50 faqe, nuk mund ti komentoj. Policia ka bërë një plan të detajuar masash për 21 janarin dhe ka zbatuar ligjin. Kam zbatuar ligjin. Nuk kemi pasur asnje urdher per te reaguar. Policia ka duruar dhune ekstrem dhe nuk ka perdorur as arme dhe as dhune ndaj protestuesve. Urdherarrestet jane ekzekutuar ”, ka thënë ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.
Kujtojme qe ne korrik, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm.
Procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
