Dosja e vrasjes në Durrës/ Çfarë tha familja që donte të lidhte krushqi me Pëllumb Metën: Ai nuk donte ta fejonte Hygertën...

25 Shkurt 2024, 15:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja e vrasjes në Durrës/ Çfarë tha familja që donte

Tre fëmijët e familjes Meta që dyshohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta në datë 10 shkurt dhe e varrosën në kasollen e bagëtive, priten të dalin këtë të hënë për masë sigurie.

Nga dosja hetimore, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes. Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.

Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Në dosje thuhet se “Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetësja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”.

Ndërkohë, nëna e tre fëmijëve të arrestuar, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina Meta vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë më të fundit të dhe që prokuroria e ka në dosje, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

“Kur mami u thye në shtëpi u trondit nga ajo që kishim bërë. Të dyja qëndruam në shtëpi dhe pastruam vendin dhe divanin nga gjaku, aty ku vëllai qëlloi babi. Ne e ngjitëm divanin në kat të dyte, ndërsa dy vëllezërit u morën me groposjen e trupit”.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128