Dosja Xibraka/ Olsi Rama nga SPAK: Nuk kam asnjë lidhje, vetëm një person njoh...

28 Qershor 2024, 13:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja Xibraka/ Olsi Rama nga SPAK: Nuk kam asnjë lidhje, vetëm

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme  (SPAK) ku është marrë në pyetje për hetimin e dosjes Xibraka, kallëzim i bërë nga kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi.

Pas daljes nga SPAK, Rama u shpreh se nuk ka asnjë lidhje dhe se mjetin e kishte marrë për të shkuar në Selanik.

Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti, ia kam marrë automjetin një personi në atë kohë për të bërë një udhëtim dyditor në Selanik. S’kam lidhje fare me personat që përmendni, vetëm një person njoh”, tha ai.

Kurdo që të jetë nevoja”, tha Rama kur u pyet për nëse do të paraqitet nëse do të thirret në sërish Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shtoi se “Unë  e kam bërë kallëzimin sepse e kam cilësuar një manipulim të të gjitha fakteve dhe një gënjeshtër shumë të madhe”.

 

Po ndodh...