“Duhej të arrinin te Enedi”, i penduari zbulon prokurorin e SPAK në dosjen trafiku

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka zbuluar në dëshminë e tij edhe një Prokuror të Krimeve të Rënda, emri i të cilit është hequr nga dosja hetimore shqiptare. Fjala është për Ened Nakuçin, sot, pjesëtar i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Madje, ai ka arritur të kalojë Vetting-un pa u futur në filtër për këtë dosje.
Por, çfarë ka ndodhur. Le t’i kthehemi edhe njëherë episodit të parë të trafikut, atij të 10 nëntorit të vitit 2015, kur u bllokuan 808 kilogramë kanabis në bregdetin e Vlorës.
Lidhur me këtë tentativë trafiku, ishte shpallur në kërkim shtetasi Robert Myftari, bashkëpunëtor i afërt i shefit të organizatës Ilirian Duçellari.
Në këtë material të prokurorisë italiane siguruar ekskluzivisht nga Inside Story, thuhet se Myftari kishte qenë disa herë në lokalin e “Lanit” edhe në prezencë të policëve, por askush nuk e arrestonte. Për zgjidhjen e çështjes, Lani kishte angazhuar prokurorin Maksim Sota.
“Ishte e nevojshme të transferohej procedimi penal nga Tirana në Vlorë. Drejtuesi i hetimeve në Tiranë ishte Ened Nakuçi. Në këtë çështje ndërhynë Maksimi, Miri, Landi dhe psikologu Rezarti. Ata duhej të arrinin tek titullari i dosjes hetimore. Ne i kemi, le të themi njoftuar, u kemi vënë në dispozicion hetimet tona. Zbardhja do të jetë detyrë e institucioneve ligjzbatuese shqiptare”, u shpreh Francesco Giannett, prokuror i antimafias.
Në atë kohë, Ened Nakuçi ishte prokuror i krimeve të rënda që kishte në juridiksion çështjet e trafikut. Çuditërisht, në dosjen shqiptare të operacionit “Shpirti”, nuk gjendet askund emri i prokurorit Nakuçi që përmendet nga i penduari Mariglen Shusha.
Ky është dokumenti i përkthyer në gjuhën italiane që i është përcjellë autoriteteve atje për vijimin e hetimeve. Njerëzit e angazhuar nga Lani për mbylljen e dosjes udhëtuan drejt Tiranës referuar dëshmisë që Mariglen Shusha ka dhënë para prokurorëve italianë dhe atyre shqiptarë në 4 Dhjetor 2019.
“Lani ndërhyri edhe përmes personave të tjerë. Unë dhe Lani shkuam në Tiranë ku takuam një avokate rreth të 50-ve. Siç thashë, po kërkonte një kontakt për të arritur tek Enedi, drejtuesi i hetimit. Gruaja, me sa më tha Lani i kishte thënë se do të merrej me çështjen”./Top Channel
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



