Durrës/ Baste sportive ilegale në tre lokale, nën hetim 3 persona!

6 Shkurt 2025, 15:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Durrës/ Baste sportive ilegale në tre lokale, nën hetim 3

Tre persona që ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në Dyurrës janë marrë nën hetim nga policia vendore, pasi u kapën në tre lokale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit lokalizuan nëpërmjet informacioneve në rrugë operative vendet ku ushtrohej vendosja e basteve online ilegalisht.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për K. B., 42 vjeç , E. F., 17 vjeç, dhe E. B., të tre banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme”, thanë burime zyrtare të policisë.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve është kapur edhe A. H., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “organizimi i lotarive të palejuara”. Hetimet për rastet i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...