Dy shqiptarë arrestohen teksa ruanin 1 ton hashash me kallashnikovë në Spanjë

9 Janar 2026, 22:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dy shqiptarë arrestohen teksa ruanin 1 ton hashash me kallashnikovë

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Cádiz, të cilët u kapën duke ruajtur një sasi prej 1 ton hashashi të armatosur me armë të tipit kallashnikov.

Sipas mediave spanjolle, arrestimet u bënë në zonën Pelayo, në Algeciras, ku policia kishte siguruar informacion se droga ishte fshehur në një banesë që përdorej nga grupet kriminale si depo për ngarkesat e sapozbarkuara.

Hetimet treguan se hashashi kishte mbërritur në brigjet e Algeciras dhe Tarifës përmes narko-skafeve, ndërsa shqiptarët kishin rolin e “rojtarëve” të ngarkesës.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi tre kallashnikovë të ngarkuar me municion dhe plotësisht funksionalë – gati për t’u përdorur në çdo moment.

Autoritetet vlerësojnë se prania e armëve të tilla përbën rrezik të lartë në zonën Campo de Gibraltar, e njohur si një nga pikat kryesore të trafikut të drogës në Europë.

Operacioni është vijim i një hetimi të shpallur më herët, që çoi në identifikimin e godinës së përdorur nga organizata kriminale për ruajtjen e drogës.

Po ndodh...