Dyshohet për “shpërdorim detyre”, Gjykata e Apelit liron kryekomisarin dhe 6 punonjës të policisë

30 Gusht 2022, 12:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshohet për “shpërdorim detyre”, Gjykata e Apelit liron

Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për punonjësit e policisë të cilët u lanë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi dyshohen për shpërdorim detyre për disa tendera të vegjël.

Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë 7 shtetasit që kanë ankimuar në Apel nga 13 që ishin në total.

Kështu kryekomisar Saimir Rrustemi është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, bashkë me 6 punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.

Vendimi nga Apeli u dha ditën e sotme. Gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë një grup qytetarësh shkodran protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rrustemi.



Po ndodh...