Zgjedhjet në Itali/ Salvini dhe Meloni shfaqen të bashkuar: Përçarjet ia lëmë të majtës!

30 Gusht 2022, 11:50 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet në Itali/ Salvini dhe Meloni shfaqen të bashkuar:

Një pushim buzë detit. Aty bashkohen Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni, dy liderët e ekstremit të djathtë në Itali, të cilët shfaqen të buzëqeshur pak orë para angazhimeve të tyre elektorale.

“T’ia lëm të majtës, përçarjet, inatin dhe polemikat. Të bashkuar fitojmë”, shkruan Lega Nord në një postim. Meloni ri-tweeton mesazhin duke shtuar: “Përgjigja më e mirë ndaj shpikjeve të së majtës për ndasitë e pretenduara”.

Në zgjdhjet e 25 shtatorit në Itali, pritet jo vetëm të përcaktohet kryeministri i ardhshëm, ku gjasat më të mëdha i ka Giorgia Meloni, por do të vendoset kursi që do të ndjekë Italia, veçanërisht me çështjet e sigurisë, emigracionit, BE-së dhe taksave.

"E majta është nervoze”, tha Giorgia Meloni lidhur mbi një demonstratë të Partisë Demokratike në Katania, duke shtuar se kjo parti nuk ka pasur një hegjemoni kulturore por pushteti në Itali.

 

Po ndodh...